Pastrimi i dërrasës për prerje të kuzhinës

Garnitura e drurit për ngrënie reagon ndryshe në kontakt me ushqimin, andaj duhet ndryshe të pastrohet

Kjo, në rend të parë, ka të bëjë me dërrasën për prerje, transmetonTelegrafi.

Shumica e njerëzve gabon që në rastin e përdorimit të saj, duke përdorur për prerje të perimeve dhe mishit, gjë që mund të shkaktojë shfaqje të llojeve të ndryshme bakteresh nëse nuk lahet drejt pas përdorimit.

Me fërkimin e shpeshtë me detergjent fibrat e drurit dobësohen, andaj për këtë shkak dërrasën nuk duhet ta lajmë as në makinën e larjes së enëve.

E pra si të pastrohet dërrasa?

Pas përdorimit hollësisht pastrojeni me uthull alkooli, thartira e së cilës me sukses vret escherichia colin, salmonelën dhe stafilokokun.

Nëse në dërrasë është “futur” aroma e artikujve, fërkojeni me sodë bikarbonati, pastaj shpëlajeni me uthull alkooli.

Aroma mund të “eliminohet” edhe nëse dërrasën e fërkoni me një gjysmë limoni dhe pastaj e shpëlani me ujë. /Telegrafi/

Të tjera nga Kategoria