Pas vizitës në Shqipëri, ky është suksesi i Bebe Rexhës

Artistja
shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të shënojë suksese të
njëpasnjëshme.

Ditë më parë, ajo gjeti kohë që në mes të
turneut të saj, të marrë dy ditë pushim dhe të vijë në Shqipëri për të vizituar
familje e prekura nga tërmetet.

Teksa është kthyer të martën sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar turneun e saj, Bebe Rexhës nuk po i ndalen sukseset.

Ajo këtë vit renditet si artistja e
pesëmbëdhjetë në listën e artisteve femra më të dëgjuara gjatë vitit 2019.

Këtë gjë këngëtarja me origjinë shqiptare e
bëri të ditur përmes një fotografie të shpërndarë në InstaStory, ku shihej ky
njoftim i shpërnfarë nga një faqe e fansave të saj në Twitter.

“Top artistet femra më të dëgjuara gjatë vitit 2019 në Spotify, numër 15 Bebe Rexha”, shkruhej në këtë njoftim.

Mesa duket e lumtur për këtë sukses,
30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj këtë fotografi, duke i falënderuar kështu
që e kanë pëlqyer dhe dëgjuar kaq shumë muzikën e saj.

E njëjta, këto ditë ka arritur shifrën e 10 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram.

Të tjera nga Kategoria