Pas talljes se Gjikos me Shefqet Krasniqin vjen përgjigja e këtij të fundit

Reperi Gjiko
kaloi bashkë me gruan e tij Elita Rudi dhe djalin Zëri, pushime përrallore në
Turqi 

Por, si duket Gjiko si Gjiko dhe as pushimet
nuk i ka kaluar pa nxitur reagime të ndryshme.

Pasi që erdhi me disa foto ku postonte thënie të ndryshme për jetën dhe familjen Gjiko kishte postuar një foto të gruas se tij Elita Rudi ku ajo shihet duke e puthur një delfin.

“@ShefqetKrasniqi e nxona grun tu u puth me delfin tregom cka me bo”, ishte pyetja e Gjikos drejtuar hoxhë Shefqet Krasniqit.

Por, përgjigja e hoxhës ka ardhur sot, i cili nuk e ka marrë shumë me inat këtë gjë dhe edhe ai ka bërë paksa humor me reperin.

“Selajm Alekum vlla i dashur. Veç një gjë po
ta them, një thenie popullore, fjaltë e hallkut dhe birat e gardhit nuk mbyllen
asnjehere. Kshtu qe mos i degjo cka flasin. Allahu ju dashte”, ka shkruar ai.
/GazetaExpress/

Të tjera nga Kategoria