Pamje të frikshme nga aksidenti i djeshëm mes “Golf 2” dhe autobusit urban

Dje rreth orës 15:00, në mënyrë tragjike ka
humbur jetën Ruzhi Muhamedi 27 vjeçar, pasi një autobus urban u përplas me
veturën e tij.

Ky aksident ndodhi në rrugën “Shkëlzen
Haradinaj” në Prishtinë.

Lajmi.net ka siguruar fotografi nga vendi i
ngjarjes ku shihet se vetura është shkatërruar e tëra andaj edhe ishte shkak që
27 vjeçari të mos mbijetonte.

Sipas dëshmitarëve të nga vendi i ngjarjes,
aksidenti ka ndodhur kur i ndjeri kishte dalë me veturën e tij “Golf 2” nga
shtëpia e tij në rrugë kryesore dhe ishte goditur nga autobusi.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit  të autobusit, 
me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e
ndalimit  prej 48 orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të tjera nga Kategoria