Një lajm i mirë për Kosovën nga Banka Botërore










Detajet

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, njëherë kandidat për deputet nga NISMA, Endrit Shala ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Kosovën.


Banka Botërore e ka vlerësuar Kosovën në top vendet më reformatore në botë në fushën e të bërit biznes.


Shala njihet si ministër i vendimeve të mëdha, duke u dhënë mbështetje prodhuesve vendor, duke krijuar zona ekonomike dhe kushte për zhvillim ekonomik


Postimi i plotë i Shalës:


Kosova ndër top 20 vendet më reformatore në botë


Të dashur qytetarë, më lejoni të ndaj me ju një lajm që më bën krenar mua si ministër i MTI-së dhe të gjithë juve si qytetarë të Kosovës.


Banka Botërore ka ranguar Kosovën në top 20 vendet reformatore në botë në fushën e të bërit biznes, në raportin për vitin 2020.


Jam i lumtur që puna jonë afro dy vjeçare është vlerësuar, duke shënuar progres të jashtëzakonshëm në klimën e të bërit biznes.


Në këto dy vjet, me punën tonë, është arritur që të krijohen kushte të favorshme për të zhvilluar biznes, mbështetje e subvencione për prodhues dhe përkrahje për tregtarë e biznese.


Zotimi im për të ndikuar në zhvillimin pozitiv ekonomik në vend, tashmë është vlerësuar edhe nga BB-ja.


Ne do vazhdojmë të jemi në krah të bizneseve tregtarëve dhe prodhuesve tanë.


https://www.doingbusiness.org/?fbclid=IwAR33913_f1otXc7gyDrY3l7IO00cPCOWczdY8ZA8YxiVj1F24VmW55MyDdc

Të tjera nga Kategoria