Ngritja e Xhakartës te “O sa mirë”, nga aktore “e varfër” me veshje të markave të shtrenjta si të Kylie Jenner

Aktorja
e “O sa mirë”, Arta Elezaj pothuajse tërë verën e ka kaluar nëpër plazhet me të
shtrenjta që njihen në botë, por veç kësaj edhe veshjet e saj janë tepër të
shtrenjta

Udhëtime luksoze, duke filluar nga Mykonos e deri në vendet e tjera ekzotike në botë.

Kështu ishte jeta e aktores Arta Elezaj e njohur për karakterin Xhakarta në serialin “O sa mirë’ krahas saj ka edhe veshje të markave tepër të shtrenjta.

E tillë është edhe xhaketa që ka marrë ajo për këtë vjeshtë, një xhaketë e markës “Burberry” të cilën ajo e ka marrë sot dhe të cilën e ka postuar në InstaStory me mbishkrimin “Mezi pres ta vesh”.

E nëse e kërkoni në google çmimin e kësaj xhakete ajo do të jetë hiç më pak se 1037 dollarë ose 941 euro.

Por këto nuk janë veshjet e vetme që Arta ka të
tilla në gardërobën e saj të shtrenjtë.

Aktorja, e cila thotë se është edhe modele, ajo
ka veshje aq të shtrenjta të cilat mund ti shikoni vetëm në trupin e modelës
dhe biznesmenës Kylie Jenner.

E derisa për Jenner ne e dimë se si i fiton ajo dhe tashmë është një miliardere, për Artën nuk dimë asgjë për ndonjë biznes të saj, pos asaj të aktores për të cilin profesion thuhet se nuk sjell fitim në Kosovë.

Në një foto ku ajo shihet në plazh, aktorja ka çantë të shtrenjtë të markës Louiss Vuitton dhe sandale të markës Chanel.

Nuk përfundon këtu, në foton tjetër Arta Elezaj ka të veshur po ashtu afër 3000 euro veshje. Bluzë Louiss Vuiton, çantë Valentino dhe atlete po ashtu Valentino.

Në këtë
foto aktorja ka të veshur kostume plazhi të firmës së njohur Burberry që po
ashtu kushtojnë mijëra dollarë.

Nuk janë vetëm këto veshjet që shohim në
trupin e aktores dhe modeles pasi që ajo ka edhe veshje të markave të tjera si
Balmain, Balanciaga, DSQUARED2, Dolce & Gabana, etj, të cilat veshje shumë
rrallë i sheh edhe në trupin e këngëtares Rita Ora, e cila zakonisht vishet nga
veshje linjat e të cilave edhe i reklamon nëpër koncerte.

Kështu, pas dy viteve karrierë Arta Elezaj hynë
në mesin e vajzave kosovare që vishen shtrenjtë.

Pas Morena Tarakut dhe disa këngëtarëve të tjera, Arta është hyrë shpejt në këtë listë dhe tashmë konsiderohet njëra prej atyre modeleve dhe aktorëve që vishen shtrenjtë por nuk dihet se a udhëheqin me ndonjë biznes të tyre në Kosovë apo jashtë saj. /GazetaExpress/

Të tjera nga Kategoria