Nexhat Krasniqi sërish i pakënaqur: Banja ka pesë kandidatë për deputet, Drenoci asnjë

Nexhat Krasniqi, ish-kandidat i pavarur i
Komunës së Malishevës, i njohur në opinion nga deklarata e tij për ‘Vatrat e
intelektualizmit’, ka shpërthyer sërish nëpërmjet një statusi në rrjetin social
Facebook.

Ai sërish është ankuar se pse disa fshatra nga
Malisheva nuk gëzuan përfaqësim meritor në Komunë.

Krasniqi, ka vënë në planë të parë fshatrat si
Drenocin, Astrazubin, Pagarusha,Lladrovcin, Bellanicën e Kievën duke u nisur
nga një fotografi e NISMËS, të publikuar në rrjetin social Facebook, dhe duke
pyetur se pse mungojnë disa persona, nga fshatrat e lartpërmenduara.

“Në këtë foto iu është bërë diskriminim fshatit të Shkaranshnikut, sepse aty nuk figuron përfaqësuesi i tyre. Se për fshatrat si Drenoci, Astrazubin, Pagarusha,Lladrovcin, Bellanicën e Kievën, e shumë fshatra me peshë nga e kaluara e tyre as që baht fjalë. Në këtë foto janë përjashtuar edhe shumë personalitet meritore të proceseve shoqërore nga Banja, të cilët tani e 20 vite janë të anashkaluar…”, ka shkruar Krasniqi.

Të tjera nga Kategoria