Nesër protestohët në Gjakovë për pezullimin e policëve

Një protestë nga një grup qytetarësh të Gjakovës është
paralajmëruar të mbahet nesër (e mërkurë), nga ora 10:00, para stacionit të
Policisë në Gjakovë.

Protesta është thirrur për siç thuhet të mbrohet puna dhe
dinjiteti i Policisë së Kosovës.

Kjo protestë erdhi pas vendimit skandaloz të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Inspektoriatit Policorë të Kosovës për suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë, përshirë komandantin Kristë Gjoka, vetëm pse para një viti kishin kapur në flagrancë dhe i ishin kundërpërgjigjur me të shtëna, një grabitësi të armatosur që duke provuar t’i ikte policisë kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Tetë muaj pas vjedhjes, zyrtarët e organeve të sigurisë u
suspenduan nga drejtori i përgjithshmë me rekomandim të Inspektoriatit.

Kujtojmë se vendimi i Drejtorisë së Policisë për të
suspenduar policët që kryejnë punën e tyre dhe arrestojnë grabitësit, erdhi në
kohen kur grabitjet e armatosura dita ditës po kthehen shqetësim për shoqërinë
në Kosovë në përgjithësi.

Për këtë protestë ka bërë thirrje edhe avokati Tomë Gashi, i
cili shkruajti në Facebook “Protesto në përkrahje të Policisë së Republikës!”.

Të tjera nga Kategoria