Nëse nuk ndodh kjo, Zidane jep dorëheqje si trajner në Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është në prag të dorëheqjes pas dështimit të klubit për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, ka bërë të ditur gazetari i “El Pais”, Diego Torres.

Zyrtarët e klubit thuhet se i kishin premtuar Zidanes transferimin e yllit francez në Santiago Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

Por, blerja duket gjithnjë e më pak e pritur pas fillimit të sezonit të ri në Premierligë dhe mbylljes së tregut për përforcime në Angli.

Andaj, dështimi i “Los Blancos” për të sjellë Pogban në skuadër ka tensionuar shumë raportet mes Zidane dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria