Nënkryetari i AAK’së thotë se s’bëjnë më koalicion me PDK’në

Bashkëqeverisën bashkë për rreth dy vjet, por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e ka ndërmend që të vazhdojë partneritetin pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i AAK-së, njëherit edhe
zëvendësministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit (MTI), Rexhep
Kadriu i tha Ekonomia Online se PDK-ja nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet
politike, prandaj edhe është e pamundur të qeverisin bashkë edhe njëherë.

“Nuk do ta vlerësojmë koalicionin me PDK-në,
arsyeja e vetme është se ne kemi qenë në koalicion. E dimë edhe deklarata e
tyre të ndryshme, në paradite tjetër në darkë ndryshe do të thotë nuk ka pasur
qëndrueshmëri në qëndrimet e tyre politike”.

Ai thotë se janë për koalicion me Nismën,
AKR-në dhe LDK-në, ndonëse shprehet i bindur 
në fitoren e koalicionit AAK-PSD.

Pas zgjedhjeve ai thotë se do të diskutohen me
të gjitha forcat politike çështjet e rëndësishme për vendin, sidomos dialogu me
Serbinë.

“Ne vlerësojmë se koalicioni i ardhshme do të
jetë më partitë e tjera. Kemi bashkëpunim të mirë më Nismën dhe AKR-në, si dhe
me LDK-në. Ne do të shohim në të ardhmen se si do të rrjedhin ngjarjet, por ne
shpresojmë se do ta dalim partia e parë në nivel vendi, koalicion AAK-PSD”.

“Atëherë do të ulim do të bisedojmë me të
gjitha forcat politike, të cilat do t’i shtojmë proceset e Republikës së
Kosovës e veçanërisht bisedimet me Serbinë”.

Kadriu, ka bërë dorëzimin e veturës zyrtare në
Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit. Ai ka thënë se “fushatën
elektorale si zakonisht e bëj me veturën time private”.

“E kam vlerësuar se kjo fushatë duhet nga çdo
kandidatë i cili është në garë, është mirë që ta ruaj paranë publike, për
përgjegjësitë të cilat i ka. E kam vlerësuar të duhur të dorëzojë veturën
zyrtare edhe pse ligji ma lejon. Por duke parë që ne si kërkues të votës, tërë
ditën jemi në teren edhe gjatë kohës së natës, atëherë është e padrejtë të bëjë
fushatë me veturë zyrtare”.

“Nga data 7 kur jam certifikuar dhe kam marr
besimin e partisë si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës. Atëherë deri me
datën 8 tetor ta dorëzoj veturën zyrtare e cila gjendet në parkingun e
ministrisë”.

“I kam bërë thirrje të gjithë kolegeve të
mijë, zëvendësministra dhe të gjithë ata të cilët punojnë në institucione
publike, përpos presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit të cilët
udhëtojnë me siguri, është e rregulluar me ligj”.

“Të tjerët është mirë të respektojnë dhe të
bashkëngjitën kërkesës time që t’i dorëzojnë veturat zyrtare, dhe fushatën ta
përfundojnë me veturë private, sepse nuk besoj që ka familje pa veturë private,
prandaj është e padrejtë që me veturë zyrtare të bartesh një ekip të shtabit
zgjedhor, nuk është shembull i mirë. Sepse ne po bëjmë thirrje për kursimin e
parasë publike dhe për ndryshime si dhe për gjithçka në këtë muaj, prandaj të
japim shembullin nga vetvetja”, tha Kadriu.

Të tjera nga Kategoria