Ndotja e lumit Nerodime, kaçanikasit protesojnë para komunës me maska në fytyrë

Qytetarët e Kaçanikut ka kohë që po përballen me erë të keqe, si pasojë e ndotjes së Lumit Nerodime. Për këtë sot para Komunës është mbajtur protestë, raporton Gazeta Express.

Arsyesja e kësaj proteste ishte që të
merren masa urgjente kundër kurtërbimit të lumit Nerodime, pasi që sipas
protestuesve kjo situatë ka arritur në nivel alarmant dhe erërat janë bërë të
padurueshme.

Organet komunale, sipas tyre, nuk
kanë ndërmarrë asgjë për të paralajmëruar këtë gjendje.

Raportohet ndërkaq se Kaçaniku po përballet tash e një kohë me këtë gjendje, derisa protestuesit kanë bërë të ditur për Express se do të ketë protest edhe në ditët në vazhdim.

Të tjera nga Kategoria