Muriq ka një premtim të madh për tifozët e Kosovës

Arijanet Muriq, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin në ndeshjen kundër Anglisë, por krenar me arritjet e Kombëtares së Kosovës.

Muriç priti një penallti nga Harry Kane në paraqitjen pozitive të Kosovës në pjesën e dytë duke u rikthyer nga disavantazhi 5:1 për ta përfunduar takimin në 5:3, transmeton lajmi.net.

“Shumë krenar me skuadrën dhe më sa shumë kemi arritur si komb. Jemi të zhgënjyer që s’e morëm rezultatin që e deshëm dhe ndienim se mund të kishin bërë më shumë”, shkruan Muriq.

“Por, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund dhe do të përmirësohemi ashtu siç kemi bërë për çdo ndeshje deri më tani. Faleminderit tifozëve për mbështetjen. JU VLERËSOJMË”. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria