Mourinho shkon te Bayern, por vetëm me një kusht

Bavarezët janë lidhur me disa emra të mundshëm, përfshirë edhe Arsene Wenger dhe Jose Mourinho.

Portugezi edhe në të kaluarën ka pranuar se do të dëshironte të provonte edhe Bundesligën, si të vetmin kampionat elitar ku nuk ka fituar titull.

Mediet gjermane raportojnë se Jose Mourinho ka pranuar të shkonte te Bayern, por vetëm me një kusht.

‘The Special One’, kërkon kontratë tri vjeçare te Bayern Munich, sepse beson se kjo është kohë e mjaftueshme për të ndërkuar skuadrën që po planifikon.

Mourinho gjatë karrierës së tij ka udhëhequr skuadra si Porto, Inter, Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid./Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria