Morena, premton ndërtimin e një shtëpie në Shqipëri

Bukuroshja
dhe këngëtarja Morena Taraku duket se është prekur tej mase gjatë vizitës së
saj në Shqipëri

Ajo dje ateroi në aeroportin “Nëna Terezë” në
Shqipëri ku edhe bëri vizitë viktimat që u prekën nga tërmetit.

Morena ishte e ngazëllyer dhe tepër e mërzitur
nga kjo vizitë, sidomos fëmijëve.

E në fund të kësaj vizite bukuroshja kosovare ka zgjedhur familjen Turja për ndërtimin e shtëpisë së tyre që u shkatërrua nga tërmeti.

“Isha tek familja Elton Turja në Kameras, vendosem një tendë.. Ne shtëpi kishin një baba, e di se gjithë baballarët shqiptarë janë të mrekullueshëm, por fytyra e tij ishte aq e butë e bujare sa brenda syve tij shihja një zemër të gërryer që i thoshte vetes perse familja ime flenë jashtë…E s’kam si ti ndihmojë!!! Ajo çka me preku më se shumti ishte se ai kishte kohë qeë kishte probleme me zemrën dhe unë e di se sa e rend dhe sa e vështirë është të kesh dikënd të sëmurë nga kjo sëmundje… Unë morra përsipër të ndërtojë shtëpinë e tyre të re… dhe të kthej buzëqeshjen e tyre me një shtëpi, sepse shëndetin s’mund t’ja garantoja atij babaje të shkret sepse ajo është në dorën e Zotit, po ashtu si edhe shëndeti i  babit tim që kalon me vite e vite operime të shumta nga kjo sëmundje.. Kjo shtëpi do të jetë e ndërtuar nga unë, një bijë nga Kosova, më shumë dashuri për nënën Shqipëri.”, ka shkruar Morena.

Kujtojmë së më parë Morena kishte dhuaruar një
donacion të vogël për viktimat e këtij tërmeti. /GazetaExpress/

Të tjera nga Kategoria