Molliqaj: Pa LDK’në, VV’ja përfundon në vendin e tretë apo të katërt

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është shprehur optimist për performancën e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme në vend, që pritet të mbahen pas disa javësh.

“PSD’ja do t’i ketë minimalisht 10 deputetë”,
ka thënë ai, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Molliqaj gjithashtu ka parashikuar
performancën e ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se VV’ja po i frikohet shkuarjes
në zgjedhje e vetme, për shkak se, siç ka vlerësuar ai, nuk do të arrinte
rezultat të mirë.

“Nëse VV shkon vetë në zgjedhje, s’do të hyjë
në qeveri”, është shprehur Molliqaj.

“Nëse VV shkon vetë në zgjedhje, do të garojë
për vendin e tretë apo të katërt”, ka parashikuar ai.

Sipas Molliqajt, VV’ja po kërkon shpëtim nëpërmjet një koalicioni parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Express/

Të tjera nga Kategoria