Milaim Zeka: Taksa duhet të hiqet

Kreu i Partisë Euroatlantike të
Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se taksa
duhet të hiqet sepse nuk ndikon në raport me Serbinë, përveç se i prish marrëdhëniet
me bashkësinë ndërkombëtare.

“Taksa duhet të hiqet patjetër. Madje unë jam i vetmi politikan që them
publikisht se taksa duhet të hiqet”, është shprehur Zeka.

 Ai ka thënë gjithashtu se taksa me
Serbinë vetëm na i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.

“Taksa nuk ndikon absolutisht asgjë në raport me Serbinë, përveç se na i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi Zeka.  

Të tjera nga Kategoria