Me koeficientin 160, 6 vrasësit serik me inteligjencën më të lartë në histori

Vrasësit serialë konsiderohen personat të
cilët në një periudhë të caktuar kohore ka vrarë së paku tre njerëz, ndërsa
përgjatë historisë kemi dëgjuar histori të shumëta, nga perosna që kanë vrarë
më shumë se aq njerëz.

Koeficienti mesatar i inteligjencës te
vrasësit serialë është 94.7. Por për shumë prej tyre koeficientët kanë qenë
shumë më të lartë. Ndërsa, Koeficienti i Inteligjencës(IQ) mesatar është 100
dhe një IQ prej 140 konsiderohet si gjeni.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 vrasësit
serialë me intelegjencën më të lartë në histori:

1. John Christ

Ishte student i mirë, me koeficient
inteligjence 128, që është mbi mesataren njerëzore. Madje nga ushtria britanike
ka marrë edhe bursë për shkollim. Christ ka vrarë 8 gra (ndoshta edhe më shumë,
duke llogaritur edhe gruan e tij). Viktimat i ka mbytur ose i ka detyruar të
thithin gazra helmues. Trupat e viktimave i mbante në banesën e tij në Noting
Hill, ku njërën prej tyre madje nën dysheme.

2. Edmund Kemper

Përkundër çrregullimeve mentale, Edmund mund
të quhet gjeni me koeficient inteligjence 136. Inteligjencën e ka shfrytëzuar
për të ikur nga spitali i të sëmurëve mendorë duke e mashtruar mjekun gjatë
testimit për dalje. Ai i mbantemend të gjitha përgjigjet e duhura.

Kemper që në moshën 15 vjeçe është burgosur
për shkak të vrasjes së gjyshit e gjyshes, por është liruar në moshën
21-vjeçare. Njihet me nofkën Co-Ed Killer për shkak se ka masakruar gjashtë
vajza nga kolegji. Në prill të vitit 1973 vrau nënën e tij në gjumë dhe mbyti
edhe mikun e tij më të mirë.

3. Endrju Kananan

Kananan konsiderohej gjeni, kishte një
koeficient inteligjence 147, ishte nxënës i mirë, kishte memorie fotografike
dhe fliste shtatë gjuhë të huaja. Kananan kërkohej edhe nga FBI’ja. Ishte një zhigolo
homoseksual i cili frekuentonte baret e homoseksualëve në kërkim të meshkujve
të pasur në San Francisko.

Vrasjet e tij filluan në vitin 1997. Vrau pesë
njerëz, në mesin e tyre edhe dizajnerin e njohur të modës, Xhani Versaçin.

4. Kerol Eduard Kol

Në moshën 14-vjeçare testoi inteligjencën dhe
koeficienti i doli 152. Në shkollë ishte i dobët, por rezultatet e këqija vinin
si pasojë e çrregullimeve në personalitet dhe nga konsumimi i drogës. Është
rritur pranë nënës problematike dhe agresive. Për shkak të urrejtjes që kishte
ndaj nënës, Kol mbyti 13 gra, të cilat sipas tij i kujtonin nënën.

5. Sharin Adel Uilliams

Ka lindur më 10 tetor 1956 në Stokton në
Kaliforni. Edhe pse ishte burri i saj ai i cili vriste, ajo ka marrë pjesë në
rrëmbimin dhe dhunimin e nëntë grave dhe një burri. Ishte një grua
jashtëzakonisht inteligjente, me koeficient 160, që konsiderohet një
gjenialitet i jashtëzakonshëm. Ishte mjeshtre në violinë.

6. Rodni Alkala

I njohur si “Vrasësi i lojës së bashkimit të
çifteve”, Rodni Xhejms Alkala ka lindur me 23 gusht 1943 në San Antonio në
Teksas. Nga viti 1977 deri 1979 ka vrarë tetë gra, por mendohet se numri i
viktimave shkon deri 100. Nofkën e mori në vitin 1978, në ‘lojën e bashkimit të
çifteve’ në një shou televiziv, ku edhe ishte fituesi. Ishte gjeni me
koeficient 160, nxënësi më i mirë i gjeneratës, i binte pianos, kishte shumë
miq dhe studionte në akademinë e arteve figurative.

Të tjera nga Kategoria