Lluka tregon se kur do të ndodhë privatizimi i Telekomit









Ekonomia
gusht 20, 2019 – 20:06


Lexoni detajet

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se privatizimi i Telekomit të Kosovës do të sjellë vetëm benefite për qytetarët e Kosovës.


Ai ka folur të martën në edicionin qendëror të lajmeve në RTK.


“Ne mendojmë që Privatizimi është rruga e duhur, është praktikë ndërkombëtare e botës së zhvilluar, kështu të rritet vlera dhe dividentat. Paralelisht është duke u ristrukturuar Telekomi”, ka thënë ai. “Interesimi ynë është që të tërheqim brendet e njohura ndërkombëtare”.


Ai ka thënë se privatizimi nuk do të ndodhë në kohën kur Kosova ka qeveri të dorëhequr, por Lluka ka thënë se angazhimi i tij po bëhet në plan më afatgjatë, në rast se Qeveria e ardhshme mendon që duhet të ndodhë privatizimi, atëherë ta ketë më të lehtë.

Të tjera nga Kategoria