Lladrovci: Jo vetëm Idrizi, por edhe Nexhat Demaku është përgjegjës për keqpërdorime










Detajet

Image


Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka thënë “Zërit” se për “Keqpërdorime”, “Korrupsion” dhe “Shfrytëzim të paligjshëm të pronave komunale” përveç drejtorit të Infrastrukturës Idriz Hysenajt është përgjegjës edhe ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku dhe ish-drejtori i Urbanizmit Ajet Demiraj. Lladrovci: Unë i inicioj rastet e jo njerëzit, kushdo që gjendet në to ia paftë hairin, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.


Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka thënë “Zërit”, të enjten, se për “Keqpërdorime”, “Korrupsion” dhe “Shfrytëzim të paligjshëm të pronave komunale” përveç drejtorit të Infrastrukturës Idriz Hysenajt, i cili është arrestuar dy ditë më parë, është përgjegjës edhe ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku dhe ish-drejtori i Urbanizmit Ajet Demiraj.


LEXO EDHE: Rruga e Kosovës drejt INTERPOL-it, arsyet e dështimit


Ai është shprehur me mllef edhe për mediet, të cilat, sipas Lladrovcit, më shumë janë interesuar për Idriz Hysenajn dhe për shkelësit e ligjit sesa për punën që bën ai në krye të Komunës.


Ai ka siguruar se si kryetar i Komunës i ka iniciuar rastet, siç është ky me banesat në pronësi të Komunës, por jo edhe njerëzit.


“Por kushdo që gjendet në to ia paftë hairin”, është shprehur ai, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”. 


E ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Drenasit, Idriz Hysenaj, i cili ka mbajtur këtë post në tre vjetët e fundit të qeverisjes së Ramiz Lladrovcit, ka përfunduar në pranga para dy ditëve…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)

Të tjera nga Kategoria