Lewandowski tregon qëllimin para se të largohet nga Bayern

Robben dhe Ribery u larguan nga Bayern në fund të sezonit të kaluar, me dyshin që iu dha lamtumirë emocionale pas 10 dhe 12 sezonesh përkatësisht në klub.

Paraqitjet e tyre të fundit në Allianz Arena dëshmuan një rast të përshtatshëm pasi të dy lojtarët shënuan në fitoren 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt që vulosi titullin e Bundesligës, përcjell lajmi.net.

“Të kesh atë lamtumirë emocionale është padyshim ëndërr e imja”, i tha Lewandowski Sport1.

“Unë ende nuk po mendoj të largohem, por për të qenë i sinqertë, pothuajse kisha lot në sy kur u thashë lamtumirë atyre”.

“Përvoja nuk ishte vetëm një moment i bukur për Ribery dhe Robben, por edhe për ne si shokë të skuadrës. Të kesh një lamtumirë kaq të bukur është diçka e veçantë”, deklaroi sulmuesi polak. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria