Legjenda e Arsenalit: Ja si Xhaka mund t’i fitojë sërish zemrat e tifozëve

Ndeshja e së shtunës kundër Leicester City do të jetë e treta më radhë që Granit Xhaka nuk ftohet nga Unai Emery, gjë e cila ka filluar që nga incidenti që pati me tifozët mesfushori me prejardhje nga Kosova.

Hartson duke folur për këtë situatë, është mundur t’i jap disa këshilla Xhakës, se si t’i fitojë sërish zemrat e tifozëve të Arsenal.

“Ju i fitoni mbështetjen e tifozëve përsëri duke qenë të përulur, duke qenë profesionistë dhe duke bërë paraqitje të mrekullueshme”, ka deklaruar Hartson, përcjell lajmi.net.

“Ai është një lojtar i mirë, ai po luan për Arsenalin për disa vite, dhe tani duhet të marrë një mentalitet të fortë për të kaluar këtë rast”.

“Ndonjëherë duhet të gjesh një forcë të brendshme, të merresh me atë që ke bërë”./Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria