Kylie Jenner sërish e dashuruar, tani në reperin e famshëm

Sipas
mediave botërore, dhe falë burimeve të afërta me Kylie Jenner, si duket
miliarderja e famshme e ka gjetur dashurinë e re. Pasi që një muaj më parë u
nda nga Travis Scott, babain e vajzës së saj Stormi, miliarderja 22-vjeçare
mund të shihet gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e reperit 11-vjet më të
moshuar, Drake.

‘Ai dhe Kylie po kalojnë shumë kohë së bashku.
Ata kanë qenë miq për vite me radhë, ndërsa edhe Drake është jashtëzakonisht i
afërt me të gjithë familjen”, zbuloi një burim ndërsa një tjetër shtoi se
miqësia e tyre kishte kaluar në dashuri me kalimin e kohës.

E gjithë kjo u forcua edhe më shumë pasi që
Kylie Jenner javën e kaluar ishte një nga të ftuarat për ditëlindjen e 33-të të
reperit, të cilën ai e festoi në Los Angeles, dhe më pas u pa në partyn e tij
për Halloween në West Hollywood, shkruan Koha.

Kylie Jenner dhe Drake janë njohur prej
vitesh, meqë rrinë në shoqëri të njëjta, dhe ajo, së bashku me motrën Kendall
Jenner, e pritën edhe Vitin e Ri me të në partyn e tij në vendin në trend
Delilah në Los Angeles.

Ajo i kaloi dy vjet me ish-partnerin e saj,
reperin 28-vjeçar Scott Travis, ndërsa nga lidhja e kanë vajzën tashmë
njëvjeçare Stormi. Nga ana tjetër, Drake ka muaj që është i lirë, ndërsa nga
lidhja me ish-aktoren pornografike Sophie Brussaux e ka djalin dyvjeçar,
Adonis.

Të tjera nga Kategoria