Krasniqi thotë se LDK’ja e VV’ja po i frikohen humbjes në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar koalicionin e mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se “Vetëvendosja dhe LDK’ja mund të bëjnë koalicion parazgjedhor nga frika se mund t’i humbin zgjedhjet”.

Më herët, ai ka sulmuar LDK’në, duke thënë se partia e Isa Mustafës s’mund ta luftojë korrupsionin në vend.

Sipas tij, LDK’ja nuk mund ta luftojë korrupsionin, duke e pasur parasysh se disa prej figurave kyç të saj kanë aktakuza të ngritura.

Krasniqi ka paralajmëruar se “PDK’ja do të shkojë e vetme në zgjedhje”

“Pas zgjedhjeve, PDK nuk ka vija të kuqe”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.

Të tjera nga Kategoria