Kosova në ndjekje të ëndrrës, sot kërkojnë fitoren ndaj Luksemburgut

Takimi i parë kishte përfunduar 88:80 në të mirë të Luksemburgut dhe basketbollistët e Kosovës janë përgatitur maksimalisht për të shënuar fitoren e parë në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Tifozët e Kosovës “Dardanët” edhe një herë kanë konfirmuar se do të përkrahin lojtarët në fushë, siç i kanë përkrahur gjithmonë, derisa Kosova ka nevojë shumë për tifozët në këtë përballje.

Biletat do të dalin në shitje nga ora 12:00 tek Neë Borni dhe kushtojnë 2 euro.

Kosova sfidën e fundit e zhvillon të shtunën në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe.

Misioni është i vështirë për basketbollistët e Kosovës, por jo i pamundur./Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria