Kosova kujton 11 Shtatorin, për të ligjërohet edhe në shkolla

Kosova solidarizohet me Amerikën, në shkolla ligjërohet për 11 Shtatorin

Nuk janë në detyrë, por kanë ndezur
sirenat e mjeteve të tyre.

E një situatë e njëjte ishte krijuar para
18 viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 11 shtator, 2001 Amerika u sulmua nga
një grup terroristësh.

Këta terroristë arritën të shkatërrojnë dy kullat binjake në SHBA.


gjatë këtij sulmi humbën jetën rreth 3 mijë persona, në mesin e tyre 343
zjarrfikës dhe 60 policë.

Pjesëtare të policisë, zjarrfikës e ambulanca dolën sot në sheshin “Bill Clinton”, për tu solidarizuar me miqtë Amerikan.

Në këtë aktivitet të organizuar, nga Shoqata “ Miqtë e Amerikës” të pranishëm u panë edhe  garda e nderit të Policisë së Kosovës, raporton T7.

Këta të fundit ngritën në gjysmë shtizë
flamurin Amerikan.

Të pranishëm ishin edhe Kryetari i
Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhep, menaxherja e ICITAP-it për Kosovë,
Cimberly  ËWight si dhe kryetari i
Shoqatës “Lushnja” të Shqipërisë, Durim Meta.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”,
Agim Rexhepi theksoi se ngjarjen  që
ndodhi në vitin 2001, Kosova e përcolli me lot.

Cimberly  Wright përkujtoi kolegët e
saj të cilët kishin humbur jetën  në krye
të detyrës.

Ne
përmbyllje të aktivitetit u ndezën qirinj.

E kjo ngjarje nuk
mbeti pa u përkujtuar edhe në shkolla.

Drejtori i shkollës
së mesme “ Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë tregon se në këtë shkollë u ligjërua
për aktin terrorist të datës 11
shtator.

E mu me këtë datë kjo shkollë u kujdes edhe me disa detaje të
tjera.

Kjo shkollë që 5
vite është duke bashkëpunuar me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, që gjeneratave të
reja të ju përcillet historia e shtetit Amerikan.

Të tjera nga Kategoria