Kosova fiton thellë ndaj Luksemburgut, mban gjallë shpresën për kualifikim

Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Luksemburgut, në kuadër të ndeshjes së tretë parakuaifikuese për Eurobasket 2021.

Dardanët triumfuan me rezultat, 109:88.

Pjesa e parë u mbyll 47:37, transmeton lajmi.net.

Dardan Berisha ishte basketbollisti më i dalluar te Kosova me 7 treshe, 32 pikë e 8 asistime.

Por, paraqitje të mirë shfaqën edhe Divine Myles me 23 dhe Mikaile Tmusic me 22. /Lajmi.net/ 

Të tjera nga Kategoria