Kishte uzurpuar banesën e shqiptarit, KFOR-i britanik i hynë nga dritarja serbit në Prishtinë

Ndonëse lufta kishte mbaruar, KFOR-i përballej
ende me probleme të shumta që në ditët e para kur kishte hyrë në Kosovë.

Uzurpimi i banesave, ishte një nga problemet e
mëdha të pasluftës në Kosovë, sidomos në kryeqytet.

Një serb kishte uzurpuar një banesë që ishte
pronë e një shqiptari në qendër të Prishtinës, ai ishte raportuar për të shtëna
me armë dhe kishte filluar ti hidhte mobilet nga banesa në katin e tretë dhe
për këtë kishte ndërhyrë KFOR-i britanez.

Serbi kishte refuzuar t’i përgjigjej
britanezëve, ndërsa nga dritarja ai kishte provokuar me gjeste dhe fjalë fyese
duke shtënë edhe me armë.

Pas refuzimit për tu dorëzuar, ushtarët
britanez i hynë nga dritarja dhe arrestojnë serbin, ky veprim u prit me
duartrokitje e brorohorima të shqiptarëve që ishin mbledhur duke thirrur “NATO,
NATO”, përciell Magazina.al

Për më shumë shihni pamjet:

Të tjera nga Kategoria