Këta janë më të votuarit e LDK’së në Pejë

Në zgjedhjet e 6 tetorit, dy personat më të
votuar të Lidhjes Demokratike janë Vjosa Osmani, Kujtim Shala

Kandidatja për kryeministre e kësaj partie
Vjosa Osmani ka marrë 12671 vota nga qytetarët e Komunës së Pejës, ndërsa i
dyti më i votuari ishte Kujtim Shala me 7537.

Gazeta Metro ka siguruar një listë me perosnat
më të votuar në Pejë nga LDK’ja.

Nga rezultatet preliminare të Komisioni
Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave,
pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Këto
rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave
me nevoja te veçanta.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse ende preliminar, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike pretendojnë që të krijojnë së bashku Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Të tjera nga Kategoria