Kërkonte në koshin e mbeturinave ushqim, endacaku shtang nga ajo që gjen

Një endacak u përball me trupin e pajetë të
një foshnje brenda një koshi plehrash në rrugën General Ilizaicin, në lagjen
Carolinas Bajas të Alicante, në Spanjë.

Foshnja e kishte ende kordonin e lidhur me
kërthizën, ndërsa dyshohet se ishte braktisur prej disa orësh, direkt pas
lindjes.

Zbulimi shokues u bë të hënën mbrëma më 9
shtator. Endacaku i tregoi gjithçka një kalimtari, i cili lajmëroi policinë dhe
ndihmën e shpejtë, por mjekët konstatuan se foshnja ishte i pajetë.

Hetuesit janë duke analizuar kamerat e
sigurisë në zonë, me shpresë për të zbuluar se mos është fiksuar momenti i
braktisjes së fëmijës.

Hetimet janë përqendruar në spitale, klinika
dhe qendra shëndetësore, ku mund të ketë lindur foshnja.

Po ashtu mbetet për tu sqaruar nëse foshnja ka
vdekur gjatë lindjes, apo ka ndërruar jetë pasi u hodh në kosh.

Të tjera nga Kategoria