Kadri Veseli e kujton Hasan Prishtinën, e quan shembull të politikanit të pakorruptuar

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, me
një shkrim në Facebook e ka kujtuar 86 vjetorin e vrasjes së atdhetarit Hasan
Prishtina.

Veseli e ka quajtur Hasan Prishtinën njërin ndër
ideologët kryesorë të bashkimit kombëtar dhe çlirimit të Kosovës.

“Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë
Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist”, ka shkruar kryetari i PDK’së.

“E nis karrierën politike si i pasur dhe e
ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare”

Veseli shkrimin e përfundon duke e quajtur
Hasan Prishtinën shembull të politikanit të pakorruptuar.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

86 vjet
më parë u vra Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe
bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës. Nuk ka etapë të ndritur të
Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist. E nis karrierën
politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë
për kauzën kombëtare. Me fonde të tij personale bleu armë për kryengritjen e
vitit 1912, për të çuar të rinjtë kosovarë në shkollën Normale të Elbasanit e
për të financuar shumë veprimtari të tjera patriotike. Prandaj ai është një
model për t’u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i
pakorruptuar.

/Gazeta
Express/

Të tjera nga Kategoria