Janari do ta largojë Rakiticin nga ‘Camp Nou’

Ivan Rakitic duket se është shumë afër largimit nga kampionët e La Ligas, Barcelona.

Të gjitha mediet spanjolle sot kanë shkruar për largimin e kroatit nga Barcelona, largim që pritet të ndodh gjatë muajit janar, në merkaton e dimrit, transmeton lajmi.net.

Inter është një nga skuadrat që ka shprehur interesim për të marrë nënshkrimin e mesfushorit të Barcës.

Interesim për lojtarin ka edhe nga Bundesliga, ku Rakitic më parë kishte kaluar një pjesë të karrierës së tij.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit në janar, nëse Barca vendos ta largojë atë. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria