Ish-deputeti i PDK-së tregon pse nuk kandidon në këto zgjedhje

Ish-deputeti i PDK’së dhe i dënuari për krime lufte, Latif Gashi, ka thënë se ai nuk do të garojë përsëri për deputet, me kërkesë të tij ndaj Kryetarit Kadri Veseli.

Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social
Facebook, ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të tij ndaj të parit të kësaj
partie, Kadri Veseli.

“Tani kur u publikua lista e PDK-së, për
deputet, pata shumë telefonata, mesazhe telefonike, të cilët janë interesuar,
pse emri im nuk është në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të
Kosovës.Qytetarë të dashur, dua të njoftoj që ishte kërkesë e imja personale
ndaj Kryetarit Kadri Veseli, që mos të jem pjesë e listës së kandidatëve për
deputet në Kuvendin e Kosovës”, tha Latifi.

Ai po ashtu tha se do të vazhdojë që të jetë
pjesë e PDK’së dhe është anëtar i Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e këtij viti.

“Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë
Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga Kryetari Veseli , të cilës ia kam falur
gjithë besimin tim si dhe prej të cilës jam emëruar anëtar i Shtabit Zgjedhor
të PDK-së për zgjedhjet e vitit 2019”, ka shkruar Latifi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Tani kur u publikua lista e PDK-së, për
deputet, pata shumë telefonata, mesazhe telefonike, të cilët janë interesuar,
pse emri im nuk është në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të
Kosovës.

Qytetarë të dashur, dua t’iu njoftoj që ishte
kërkesë e imja personale ndaj Kryetarit Kadri Veseli, që mos të jem pjesë e
listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë
Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga Kryetari Veseli , të cilës ia kam falur
gjithë besimin tim si dhe prej të cilës jam emëruar anëtar i Shtabit Zgjedhor
të PDK-së për zgjedhjet e vitit 2019.

Në legjislaturën e katërt dhe në legjislaturën
e pestë, më keni dhënë besimin që të jam deputet në Kuvendin e Republikës së
Kosovës, në veçanti besim absolut më është dhënë nga qytetarët Llapjan, për të
cilin besim iu jam mirënjohës dhe falënderues dhe që Partia Demokratike e
Kosovës respektivisht organet e saj më besuan të jem anëtar i Komisionit
Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Jam përpjekur dhe shpresoj që ia kam dalë të
jap kontribut maksimal për vendin dhe qytetarët, të gjitha i kam bërë me shumë
kënaqësi, siç i takon një veprimtari që ka fatin jetësor, të jap kontribut në
të gjitha proceset historike nëpër të cilat ka kaluar atdheu jonë Kosova.

Gjaku i dëshmorëve, i derdhur për këtë vend,
gjymtyrët e humbura të invalidëve të luftës, sakrifica e qytetarëve, do të janë
busolla ime jetësore.

Gjithmonë, do të jem mirënjohës dhe
falënderues ndihmës së madhe të aleatëve tanë, SHBA-ve, Gjermanisë, Francës,
Anglisë si dhe të gjithë atyre që na ndihmuan në përpjekjen tonë për të pasur
këtë Shtet, që tash e kemi.

Konsideroj se me veprime konkrete duhet
krijuar hapësirë gjeneratave të reja. PDK, sot ka qindra e mijëra kuadro të
reja, të udhëhequr nga Kadri Veseli. Kosova nuk guxon të kthehet pas.

Nuk guxon të ndalet. Nuk guxon të qëndrojë e
izoluar. Kosova duhet të ecë përpara.

Zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë qëllimi, ato
janë mënyra e realizimit të vizionit dhe ëndërrës sonë të përbashkët për këtë
vend. Për të mirën e Kosovës, për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të
rinjve dhe të moshuarve ju bëj thirrje të gjithëve që të bëhemi bashkë. PDK
është familja juaj. Është zëri juaj – është forca juaj.

Kadri Veseli si Kryeministër i Kosovës, është
gati që bashkë me ju ta bëjmë më të mirën për atdheun tonë.

Të tjera nga Kategoria