Inter do të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen kundër Veronës

Skuadra ‘Zi kaltër’ nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Stefano Sensi, i cili mbulon pozitën e mesfushës.

Dëmtimi i lojtarit duket të jetë serioz, pasi ai është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen që luhet nesër, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ishte jashtë fushave të blerta tash e disa javë, me një dëmtim muskulor. Ai u kthye për ndeshjen ndaj Dortmund, por duket se është dëmtuar përsëri.

Mediet italiane bëjnë të ditur se lojtari do të lihet i vetëm gjatë javëve në vazhdim, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht.

Sensi është lënë edhe jashtë skuadrës së Italisë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria