Infermierit të QKUK’së i shpërthen aorta kur emergjenca po bartte të lënduarit ne Matin 1

Është dera e parë në të cilën hyjnë të gjithë pacientët që pësojnë përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Klinika Emergjente e QKUK’së për çdo ditë pranon me qindra pacientë të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjekt e kësja klinike kanë një mision të veçantë. Atë të shpëtimit të jetës për pacientët. Por një rast i rëndë ka ndodhur në javën që e lamë pas në këtë klinikë.  

Një punëtor i Emergjencës, Ali Hodolli, i cili
ishte infermier dhe bartës i pacientëve në vendin e punës, pikërisht në ditën
kur po merrej me kurimin e të plagosurve nga të shtënat me armë në MATI 1.

Inferimii sipas informacioneve që ka Gazeta
Express, ki8shte probleme me aortën abdominale. Këtë ia tha gazetës edhe mjeku,
Avdush Bajgora.

“Ai ishte punëtor shumë i mirë, i zellshëm dhe
përgjegjës për punën që e bënte. Fatkeqësisht atij gjatë orarit të punës iu përkeqësua
gjendja shëndetësore”, ka deklaruar për Expreëss, Bajgora.

Hodollin e kanë përkujtuar me dhembje kolegët
e tij të punës. Dr. Gëzim Mustafa e ka vlerësuar lart punën e tij. “Me pikëllim
po përjetojmë ndarjen nga kjo jetë të mikut, shokut, kolegut tonë të çmuar, Ali
Hodolli. Ishte me virtyte të larta njerëzore i palodhshëm në punë, në shërbim
të pacientëve. Allahu e shpërbleftë me xhenet e na bashkoftë në botën e
përjetshme. Familja të jetë krenare me jetën dhe veprën e tij. Ngushllimet më
të sinqerta, familjes Hodolli, miqëve, shokëve e të gjithë kolegëve”, ka
shkruar Mustafa.

Nga incidenti në Lagjen e Spitalit mbetën të
vrarë dy persona dhe dy të plagosur. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të
dyshuar.

Të tjera nga Kategoria