I riu i cili u maskua si plak që të futet në Amerikë

Mjekra e bardhë, syzat e mëdha, karroca me rrota. Megjithatë, nuk i shpëtoi dot syrit të mprehtë të stafit të aeroportit, teksa përpiqej të udhëtonte nga India për në Nju Jork.

Oficeri i kishte kërkuar personit të ngrihej pak mbi
karrocë, me ndihmën e të tjerëve, por aty kishte vënë re që rrënjët e mjekrës
së bardhë ishin në fakt të zeza. Veç kësaj, ai nuk e shihte oficerin në sy por
ia shmangte shikimin gjatë gjithë kohës.

Ai dorëzoi një pasaportë sipas së cilës quhej Amrik Sing, i
lindur në vitin 1938. Por sado që maskimi ishte i mirë, prap nuk dukej si një
81 vjeçar.

Djali i ri i maskuar si plak u arrestua nga rojat e sigurisë dhe u dorëzua te autoritetet e emigrimit.

Të tjera nga Kategoria