Guardiola ka një mesazh për skuadrat evropiane

Pas dëmtimit të Aymeric Laporte, shumë zëra insistonin se Man City do të tentojë për të transferuar ndonjë lojtar për të zëvendësuar francezin.

Skuadrat e mëdha si Inter që kanë në dispozicion lojtar si Skriniar janë vënë në alarm, pasi dihet forca ekonomike e ‘Citizens’.

Por, sot Guardiola ka dhënë një deklaratë interesante, ku ka dërguar një mesazh për gjitha skuadrat e Evropës.

“Unë do t’iu thosha të gjitha skuadrave në botë, mos u shqetësoni, sepse ne nuk jemi të interesuar për asnjë lojtar për qendrën e mbrojtjes” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ne do të mbijetojmë me lojtarët që kemi” ishin fjalët e trajnerit spanjoll.

Të tjera nga Kategoria