Gianni De Biasi një nga kandidatët për stolin e Sampdorias

Rezultatet e dobëta të skuadrës së Sampdorias kanë bërë që Eusebio Di Francesco të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Mediet italiane kanë filluar të shkruajnë për emrat që mund të marrin drejtimin e kësaj skuadre, dhe ndër ata emra shihet edhe ai i Gianni De Biasi, i cili dikur kualifikonte Shqipërinë në Kampionat Evropian.

Beppe Iachini, Gennaro Gattuso dhe De Biasi janë tre emrat e mbetur në listën e dëshirave (mundësive) të Sampdorias, shkruan ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.

Iachini kishte qenë edhe më parë udhëheqës i stolit të Sampdorias, gjatë vitit 2011, kur drejtoi skuadrën për 31 ndeshje. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria