FBK nominon 6 gjyqtarë për Ligën Ballkanike

Nga gjashtë gjyqëtarët e nominuar, katër janë me licencë të FIBA-s dhe dy gjyqtarë potencial për tu licencuar nga FIBA.

Gjyqtarët e nominuar nga FBK-ja janë: Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni, Elion Obërtinca, Xhelal Mumini, Elldin Uglari dhe Ngadhënjim Shabani.

Ky është edicioni i tretë që gjyqtarët e Kosovës gjykojnë në këtë ligë.

Federata e Basketbollit e Kosovës ju oron sukses gjyqtarëve në edicionin e ri, që fillon më 22 tetor, derisa pjesë e BIBL për edicionin e ri do të jenë edhe Rahoveci dhe Peja.  /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria