Euro 2020: Spanja ndalet me barazim nga Norvegjia për befasinë e xhiros

‘Stuhia e Kuqe’ barazoi në udhëtim tek Norvegjia, me rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net.

Ky ishte barazimi i parë për Spanjën në shtatë ndeshje të luajtura në këtë rrugëtim drejt Kampionatit Evropian.

Golin e vetëm për kombëtaren spanjolle e shënoi anëtari i Atletico, Saul Niguez, kur luhej minuta e 47’ e takimit.

Spanja u befasua në minutën e fundit, kur Joshua King barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Rekordi 100% i Spanjës u shkatërrua dhe tashmë spanjollët numërojnë 19 pikë në 7 ndeshje, kurse Norvegjia numëron 10 pikë në pozitën e katërt. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria