E tmerrshme shifra e Kosovarëve që e lënë Kosovën vit pas viti

Për çdo vit përllogaritet që shtetësinë e
Kosovës e lënë rreth 5 mijë qytetarë, teksa nga viti 2009 e kanë lënë mbi 40
mijë shtetas.

Nga janari e deri në gusht të këtij viti nga
shtetësia e Kosovës, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë liruar mbi
tre mijë persona. Avazi i lënies së shtetësisë së Kosovës po vazhdon vit pas
viti e duke u bazuar në statistikat e MPB-së, ky numër është duke shënuar
rritje, shkruan sot Gazeta Zëri

Ndër shkaqet, të cilat kanë ndikuar në rritjen
e këtij numri, sipas njohësve të rrethanave janë: kërkesat recidive të disa
shteteve ku punojnë e jetojnë aktualisht kosovarët, rrjedhat politike e
politikëbërja në vend, si dhe faktorët ekonomikë e politiko-socialë.
Njëkohësisht ata shtojnë se në rritjen e numrit të personave që i thonë
lamtumirë shtetësisë së Kosovës ka ndikuar edhe zvarritja e liberalizimit të
vizave për Kosovën.

Të tjera nga Kategoria