E dhimshme: Vdes 32 vjeçarja menjëherë pas lindjes, foshnja është mirë

Një grua e rreth të 30’tave ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Gjilanit. Aj kishte qenë shtatzënë dhe me sukses e kishte lindur foshnjën e saj të gjinisë mashkull. Por komplikimet për 32-vjecaren kishin nisur pas lindjes së foshnjës.

Lehona si pasojë e komplikimeve ndërroi jetë
pasi që doli nga salla e operimit.

Lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e ka
konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i spitalit të Gjianit, Nisret
Hajrullahu.

“Mund të ju konfirmojë se mbrëmë fatkeqësisht
ka ndërruar jetë një grua pas lindjes në spitalin e Gjilanit. Kolegjiumi mjekësor
janë duke e bërë raportin për të vërtetuar 
shkaqet që quan në vdekjen e pacientes”, ka deklaruar për gazetën drejtori
Hajruallahu.

E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore./G.H/Express/

Të tjera nga Kategoria