Dua Lipa tregon se si ishte tradhtuar në takimin e parë

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke promovuar vazhdimisht këngën e saj më të re “Don’t start now”.

Këto ditë ajo është kthyer në Londër pas një super performancë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Dua ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit në “Kiss FM”, ku ka folur në përgjithësi rreth këngës së saj më të re, pro edhe rrjedhojën e gjërave në jetën private.

Dua Lipa në MTV EMA 2019 (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Ndër të tjerash, e pyetur nga moderatorët e emisionit se nëse e mban mend takimin e saj të parë, këngëtarja u shpreh se patjetër që i kujtohet por asesi nuk do të fliste me emrin.

“Në takimin e parë, ai më çoi në një party, dhe më pas shkuam te pjesa ku tymoset duhan, dhe aty pash se ai po puthte një vajzë tjetër”, tregoi Dua.

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Ajo tani e tregon këtë situatë me të qeshura, ndonëse kur ndodhi ishte mërzitur paksa dhe ishte larguar nga festa.

“Dhe kur e pash atë që po puthte një vajzë tjetër, thash me vete: A është kjo duke ndodhur? Dhe unë isha si: Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem”, ka thënë artistja nga Kosova gjatë intervistës për “Kiss FM”.

Dua Lipa’s horrible FIRST DATE Story 🙅‍♀️❌| KISS BREAKFAST

Dua Lipa chats to KISS BREAKFAST’S Tom and Daisy about new song Don’t Start Now, giving a talk at Cambridge University and her NEW ALBUM!

Me të treguar këtë histori, edhe moderatorët filluan të qeshin – ndonëse ishte një situatë e pakëndshme që e kishte bërë Duan të ndjehej e tradhtuar.

Sido që të jetë, vitet kaluan dhe ajo mori epitetin e një ylli botëror, ndërsa me hijeshinë e saj Dua u shndërrua në ëndrrën e çdo mashkulli. Aktualisht, ajo është në lidhje me modelin Anwar Hadid. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)
Të tjera nga Kategoria