Dëshmitë e reja e përfshijnë edhe shefin e stafit të Trump-it në skandalin e Ukrainës

Gordon Sondland, ambasador amerikan në Bashkimin Evropian, bëri të ditur se Mulvane e kishte miratuar takimin me kushtin që Ukraina t’i fillonte hetimet ndaj kompanisë “Burisma”, për të cilën më parë kishte punuar Hunter Biden, djali i ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden. Kështu tha Fiona Hill, anëtare e Këshillit për Siguri Kombëtare.

Dëshmitë e reja lënë të kuptohet se Mulvaney ka pasur rol kryesor në ndërmjetësimin e marrëveshjes përmes së cilës Ukraina do të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara përmes fillimit të hetimeve kundër kompanisë “Burisma”.

Vetë Mulvaney kishte thënë në një konferencë për gazetarë muajin e kaluar se Shtëpia e Bardhë e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën me hetimet kundër kësaj kompanie, por më vonë e kishte mohuar një gjë të tillë.

Skandali me qeverinë e Ukrainës ishte zbuluar kur ishte publikuar transkriptimi i bisedës së presidentit Trump me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Kjo bisedë ishte zhvilluar më 25 korrik të këtij viti, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Të tjera nga Kategoria