Deputetët që nuk morën as 20 vota

Në zgjedhjet e tetorit kishte kandidatë për
deputetë që nuk morën as 20 vota.

Ja mësyu garës
për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës por Xhejlane Jashari nga Partia
Rome e Bashkuar mori vetëm 4 vota në zgjedhjet nacionale të gjashtë tetorit.

E më mirë se
Xhejlanja nuk qëndrojnë as Shpejtim Bajrami e Liridona Mustafa, që nga
zgjedhjet dolën me nga pesë vota.

Këta dy garuan nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës.

Një votë më
shumë se këta kishte Avni Berisha nga Partia e Ashkalive për Integrim. Ai mori
gjashtë vota në këtë proces.

Kurse shtatë
vota siguroi Xhemile Gashi nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës.

Nuk munguan
as kandidatët me nëntë e dhjetë vota, madje kishe edhe të tillë që grumbulluan
njëzet vota gjithsej.

Kurse në radhët
e partive të mëdha respektivisht në Lëvizjen Vetëvendosje më se paku vote
kishte Driton Vela me 955 vota.

Ndërkohë në
Lidhjen Demokratike të Kosovës numrin më të vogël të votove e kishte Fadil Vezaj
me 1 mijë e 407 vota.

Ndërkohë në
Partinë Demokratike të Kosovës ai që ishte i fundit në listën e votimit ishte
Nexhmi Muçiqi me 970 vota.

E nga
koalicioni AAK-PSD me më së paku vota doli Dardane Sadiku me 31 vota.

Ndërsa në
koalicionin NISMA-AKR kandidati më pak i votuar ishte Qëndresa Xhema me 74
vota.

Në anën
tjetër nga partia Fjala Ajhan Çigtekin siguroi 17 vota.

Të tjera nga Kategoria