Dardan Molliqaj përplaset me Haki Abazin- “Albin Kurti është Hashim Thaçi i ri”

Kandidati për deputet
nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është i ftuar në emisionin
Pressing Zgjedhor në T7.

Abazi në këtë emision është
përplasur me kandidatin për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan
Molliqaj.

 Molliqaj ka akuzuar Abazin se ai e ka iniciuar ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje prej që FER’i i është bashkuar këtij subjekti.

“Albin Kurti ka akuzuar këtë person për inicimin e ndarjes së degës së VV’së në Ferizaj. Në vitin 2017 ke sulmuar Lëvizjen sa ke mundur në zgjedhje nacionale dhe lokale”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa në anën tjetër
Abazi e ka akuzuar Molliqajn se ai ka tentuar të ndajë tërësisht Lëvizjen Vetëvendosje
por që ka dështuar.

“Nuk janë të vërteta që
akuzat që unë kam sulmuar Lëvizjen. Unë vetë ju kam votuar dhe të kam votuar
ty, ndërsa tani ti ke tradhëtuar votuesit dhe qytetarët duke thënë se do të luftosh
haraçin dhe tani u bashkove me ta”, ka thënë Abazi.

Ndërkohë Molliqaj ka
sulmuar edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Albin Kurti është një Hashim Thaçi i ri”, ka thënë Molliqaj./Gazeta Express/

Të tjera nga Kategoria