Dardan Molliqaj nuk e pranon Haki Abazin si përfaqësues i VV’së, fillon përplasja mes tyre

Në emisionin
Pressing të T7, po përballen Haki Abazi nga Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj
nga koalicioni PSD-AAK.

Të dy kanë
filluar menjëherë përplasjet pasi Molliqaj tha se nuk e konsideron përfaqësues
të VV’së, Abazin.

“Haki Abazi nuk e
përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po
vi me tregu se kam qef me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj.

Abazi i ka thënë
se ai po bën manipulime dhe i ka thënë se ka shkuar te haraçi.

Molliqaj tutje i
ka thënë Abazit se është ‘një servi’.

Kandidati i VV’së për deputet i ka thënë Molliqajt se ajo që deklaroi është një gënjeshtër.  

Të tjera nga Kategoria