Dalin pamjet e sulmit ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë

Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar
Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e
Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. Në fotot më
poshtë vandalizmi i huliganëve serbë.

Për sulmin ndaj Konsulaltës së Kosovës në Danimarkë, ka reaguar ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai me këtë rast ka dënuar këtë veprim qyqar që shkel
Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore. 

“Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë
përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër
ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e
politikës së ngecur të Serbisë, e cila ende nuk dëshiron të kuptojë se që 11
vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e
Kosovës. E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë
kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Të tjera nga Kategoria