Daçiq: Kosova do të humbasë sërish në Interpol

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se është i sigurt që Kosova do të humbasë nëse do të vie deri te votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Kili.

“Të gjithë e dinë këtë, edhe ata”, theksoi Daçiq për gazetën serbe “Politika”.

Ministri i Brendshëm i këtij vendi, Nebojsha Stefanoviq dhe Daçiq organizuan një konferencë gjatë së mërkurën për diplomatët ku morën pjesë përfaqësues të Bosnjës, Algjerisë, Angolës, Koresë, Rusisë.

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit fillon në orën 11:00 të ditës së martë (15 tetor), dhe dita e tretë e seancës, e enjte 17 tetor, do të përfshijë kërkesën e Prishtinës për pranim në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë.

Nëse do të ketë votim, ai do të vazhdojë në dy raunde këtë vit.Kjo është hera e katërt që Interpoli vendos rreth kërkesës së Kosovës. Për t`u bërë pjesë e kësaj organizate nevojitet mbështetja e dy të tretave të vendeve

Të tjera nga Kategoria