”Coutinho nuk ësht një yll, thjesht një rezervë e Barcelonës”

Coutinho u bashkua me Bayern të hënën si huazim një vjeçar nga Barcelona, me kampionët e Bundesligës që kanë mundësinë e blerjes prej 120 milionë eurosh.

Braziliani u bashkua me Barçën nga Liverpooli në janar 2018 në një marrëveshje potencialisht me vlerë 160 milionë euro, por nuk arriti të tregojë veten gjatë një viti e gjysmë me klubin, përcjell lajmi.net.

“Në shikim të parë, huazimi i Coutinhos është një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Bundesligën”, tha Vogts në një kolumn në t-online.de.

“Por unë dua të bëj një pyetje: Pse një 27-vjeçar po largohet nga një klub botëror si FC Barcelona? Sepse ai ka hequr dorë nga shpresa për të shkëlqyer atje”.

“Ndoshta ai nuk është një yll botëror, por një lojtar që – me siguri në sezonin e ri – do të ishte një zëvendësues i FC Barcelona”, shkroi Vogts. /Lajmi.net/ 

Të tjera nga Kategoria