‘Ciao’ Juventus, Mandzukic zgjedh klubin e ri

Mario Mandzukic pritet të largohet nga Juventus në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ylli kroat ka pranuar se aventura e tij në Torino ka përfunduar pas vendimit të klubit për ta nxjerrë në shitje, transmeton lajmi.net.

Por, edhe pse kërkohet nga Borussia Dortmund, Mandzukic preferon rikthimin në Bayern Munich.

Mandzukic kërkohet nga skuadra kampione e Bundesligës derisa Juventus e vlerëson në pak mbi 10 milionë euro. /Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria